Google ADS

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Koshi

13:59 | 25 Tetor 2024
K.B

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti vizitoi për ngushëllime sot familjen Koshi në Prishtinë.

Ai u shprehu familjarëve dhe miqve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit të tyre, Prof. Dr. Neshet Koshi.

Prof. Dr. Noshi, profesor universitar në Universitetin e Prishtinës, ishte një figurë e shquar dhe e respektuar në fushën e edukimit dhe sportit, me kontribut dhe trashëgimi të çmuar profesionale dhe akademike./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme