Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) ka marrë përgjegjësinë për sulmin që ndodhi të mërkurën në kompaninë turke të mbrojtjes TUSAS që la pesë të vdekur.
Dy sulmues të armatosur, një burrë dhe një grua, kryen sulmin në selinë e Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore (TUSAS) në Ankara. Përveç viktimave, 22 persona kanë mbetur të plagosur.
Autoritetet turke thanë se 4 viktimat ishin punonjës të kompanisë ndërsa i pesti ishte një shofer taksie. Qeveria turke njoftoi se autorët e sulmit ishin Ali Örek, i njohur me pseudonimin “Rojger” dhe Mine Sevjin Alçiçek, të dy anëtarë të PKK.
“Ne jemi të vendosur të neutralizojmë organizatën terroriste tradhtare që kërcënon unitetin, solidaritetin dhe paqen e vendit tonë. Shpreh ngushëllimet e mia për dëshmorët tanë dhe uroj shërim të shpejtë të plagosurve tanë”, theksoi ministri i Brendshëm turk./abcnews.al
Stavileci për kolonat në Merdare: Serbia i ka përzier dërges...
Rama nesër në New York për takimin me shqiptarët e Amerikës
Bayerni raporton Barcelonën në UEFA pas sulmit që iu bë para...
Kurti uron Ditën Kombëtare të Çekisë: Një nga partnerët tanë...
Blinken, thirrje urgjente për zgjidhje të konfliktit në Liba...
Vuçiqi me Von der Leyen folën edhe për Kosovën: Ia shpjegova...