Google ADS

Sveçla takon homologun bullgar, diskutuan për situatën e përgjithshme të sigurisë dhe sfidat globale

10:27 | 25 Tetor 2024
K.B

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është takuar me Ministrin e Brendshëm të Bullgarisë, Atanas Ilkov në Sofie, ku kanë biseduar për situatën e përgjithshme të sigurisë dhe sfidat globale që i bashkojnë për të cilat kërkohet zgjidhje.

MPB njofton se në këtë takim të dy ministrat u pajtuam për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushat që mbulojmë, në mënyrë që të arrihen me sukses qëllimet e përbashkëta për një rajon të qetë e të sigurt.

Sveçla ka falënderuar ministrin Ilkov për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Bullgarisë për shtetformim në të kaluarën dhe proceset integruese të vendit tonë tani.

Ndërsa në takimin e Forumit të Salzburgut, ministri Sveçla në fjalën e tij në sesionin për migracion, ndër të tjera ka theksuar rezultatet e Republikës në këtë fushë dhe përkushtimin për të luftuar çdo ilegalitet që minon paqen dhe stabilitetin kudo./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme