Agjencisë së Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se gjatë muajit shtator të këtij viti, janë gjithsej 18 mijë e 745 familje me gjithsej 72 mijë e 329 anëtarë, të cilat marrin ndihmë sociale.
Megjithatë numri i familjeve të cilat jetojnë me asistencë sociale ka rënë në krahasim me muajin janar të këtij viti ku gjatë 2025-tës ishin 20 mijë e 251 familje
Qyteti që vazhdon të prijë me numrin më të madh të rasteve sociale, është Mitrovica me 1819 raste, pasuar nga Vushtrria me 1142 raste. Pas këtyre dy qyteteve vjen Gjakova me 990 raste dhe Lipjani me 942 raste. Pas Lipjanit renditet Peja e cila ka 911 familje të cilat marrin asistencë sociale.
E si komuna më me pak raste sociale, janë Mamusha me 15 raste dhe Juniku me 39 raste./Arbresh.info
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...