Google ADS

Arrestohet në Kosovë i dyshuari për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi në Gjermani

09:37 | 25 Tetor 2024
E.K

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet për veprën penale “keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.

I dyshuari, supozohet se ka kryer veprën në Gjermani, ku autoritetet gjermane njoftuan ato kosovare për rastin.

“Gjermani 09.03.2024-NN. Pas pranimit të informatave nga autoritetet gjermane përmes kanaleve zyrtare, dhe pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, më 24.10.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme