Von der Leyen vazhdon turin ballkanik – nesër vjen në Kosovë

09:08 | 25 Tetor 2024
A Z

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, po vazhdon turin e saj ballkanik.

Ajo ka udhëtuar drejt Bosnje dhe Hercegovinës pas Maqedonisë së Veriut dhe Tiranës, nga ku ka postuar edhe një video në rrjetin social “X”.

Von der Leyen tha se i është “thyer zemra” pasi pa shkatërrimin e shkaktuar nga përmbytjet e fundit atje.

“Sot në Bosnjë dhe Hercegovinë, në zemër të Evropës, pashë shkatërrimin e shkaktuar nga përmbytjet e fundit. Mbeta zemërthyer. Evropa qëndron me ju. Ne do t’ju ndihmojmë të rikuperoni dhe rindërtoni. Kjo është ajo që do të thotë të jesh një fqinj, një partner dhe një anëtar i ardhshëm i BE-së”, ka shkruar Von der Leyen.

Pas Bosnje dhe Hercegovinës, Von der Leyen do të vizitojë Prishtinën. Të shtunën ajo pritet të mbajë takime të ndara me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme