Google ADS

Rinisin bisedimet për armëpushimin në Gaza, Izraeli dërgon negociatorë në Katar

07:45 | 25 Tetor 2024
K.B

Ndërsa të gjithë presin sulmin hakmarrës të Izraelit ndaj Iranit, negociatat për një armëpushim të mundshëm dhe lirimin e pengjeve mund të rifillojnë në ditët në vijim.

Një delegacion izraelit do të niset për në Katar të dielën, ndërsa në Kajro një delegacion i Hamasit i kryesuar nga Khalil al-Haya – një pasardhës i mundshëm i liderit të vrarë Yahya Sinwar – u takua me kreun e shërbimit inteligjent egjiptian, Hassan Mahmud Rashad.

Në të njëjtën kohë, Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Anthony Blinken ishte në Doha ku diskutoi çështjen e armëpushimit.

Uashingtoni ka thënë se vrasja e liderit të organizatës islamike palestineze dhe organizatorit të sulmeve të 7 tetorit, Yahya Sinëar mund të jetë një pikë kthese për rifillimin e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës.

Sipas Agence France-Presse, një zyrtar i lartë i Hamasit tha se delegacioni i organizatës palestineze thuhet se theksoi se Hamasi është gati të bie dakord për t’i dhënë fund armiqësive në Rripin e Gazës nëse Izraeli angazhohet për kushtet e ndonjë marrëveshjeje.

Megjithatë, kryeministri dhe ministri i jashtëm i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, theksoi se ndërmjetësuesit e Katarit mund të – pas vrasjes së Sinwar – të jenë ri-angazhuar në bisedime me Hamasin, por organizata mbetet e mbyllur për planet e saj për bisedimet e armëpushimit.

Nga ana e tij, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, në një postim në platformën X, tha se përshëndet “gatishmërinë” e Egjiptit për të “promovuar rifillimin e negociatave me qëllim arritjen e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve”.

Përpjekja e re për të arritur një armëpushim vjen pas dështimit të bisedimeve të mëparshme, të cilat u përqëndruan në një propozim të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, majin e kaluar./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme