Grupi i famshëm shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Elita 5 me këngët “Më Fal” dhe “Natën e mirë” dhe këngëtarja e njohur Aurela Gaçe, me dy prej këngëve të saj, “Jetoj” dhe “Jehon”, sollën një atmosferë të jashtëzakonshme në skenën e Festivalit të Këngës në RTK, duke e pasuruar këtë event me energji dhe emocion.
Pas interpretimit, Aurela Gaçe ndau me publikun fjalët inkurajuese që i tha drejtori i festivalit, Adi Krasta, para ngjitjes në skenë: “Adi më tha se është shumë i lumtur, sepse je një labe që e meriton skenën dhe Kosova e meriton, sepse është dashuri pa kushte”.
Interpretimet e tyre, të mbushura me emocion dhe pasion, pashmangshëm lanë një përshtypje të fortë tek të pranishmit, duke e bërë këtë edicion të paharrueshëm.
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Murati falënderon deputetët pas miratimit të buxhetit në Kuv...
Ukraina qëllon Rusinë me raketa britanike me rreze të gjatë ...
Hamza në Rahovec: Ndërmarrësit do t’i mbështesim me in...
“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE...
Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë