Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi takimin trepalësh në Bruksel për dialogun Kosovë-Serbi, e ka quajtur dështim.
Sipas saj, tash e katër vjet nuk ka pasur asnjë lloj progresi, dhe nuk pret që do të ketë as në takimet e radhës, njofton Klankosova.tv.
“Takimet që nga fillimi, pra dialogu nuk ka pasur aspak transparencë, me të gjitha ato parimet që kanë ardhë në pushtet lidhur me dialogun i kanë shkelur. Ky ka qenë një dështim i radhës, sepse ne për herë të parë kemi masa nga Bashkimi Evropian, dhe të shkohet dhe të dialogohet nuk është rezultat i kësaj qeveria, dhe nuk pres asgjë as nga takimet e radhës”, u shpreh Krasniqi në Edicioni Special të Klan Kosova.
“Nuk është progres pse janë takuar, pse ka qenë një takim trepalësh, po hyjmë në vitin e katërt dhe nuk ka aspak progres”.
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Se...
Kurti mirëpriti një delegacion të profesorëve, gazetarëve dh...