Kriza në industrinë evropiane të automobilave shkaktoi shumë ‘viktima’, duke përfshirë Murdter Group, Recaro dhe AE Group.
Bosch tha gjithashtu se dëshiron të heqë qafe 7000 punonjës dhe të reduktojë pagat dhe orët e punës në pjesën e automobilave të kompanisë.
Gjermania është vendi më i prekur nga kriza, dhe tani shoqata tregtare gjermane Clepa ka përpiluar një listë se sa vende pune janë zhdukur në industrinë evropiane të automobilave vitet e fundit.
Analiza e kompanisë tregon se që nga viti 2020 janë zhdukur 86 mijë vende pune dhe janë krijuar 30 mijë vende të reja pune.
Kështu u zhdukën përgjithmonë 56 mijë vende pune dhe vetëm në pjesën e parë të vitit 2024 u shpallën të shkurtohen 32 mijë vende pune në kompani të ndryshme. Këto janë shifra që tejkalojnë kohën më të keqe gjatë pandemisë, shkruan Wirtschaftswoche.
Nga vendet e reja të punës të krijuara që nga viti 2020, 19 mijë lidhen me veturat elektrike. Humbjet e vendeve të punës duket se nuk ndalen me kaq pasi po bëhet gjithnjë e më e qartë se fabrika e veturave elektrike të Audi në Bruksel ka shumë të ngjarë të mbyllet.
Më shumë se 3000 punonjës do të humbasin punën e tyre sepse askush nuk dëshiron ta blejë fabrikën dhe Audi nuk ka një model të ri veture për të prodhuar në atë fabrikë. /Telegrafi/
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...