Google ADS

Ambasada e Kosovës në Itali pret delegacionin e Mbrojtjes, flasin për sigurinë në nivel dypalësh

21:01 | 24 Tetor 2024
R J

Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Itali, u mirëprit një delegacion i Ministrisë së Mbrojtjes.

Ky delegacion ndodhet në kryeqytetin italian për një trajnim të organizuar nga ana e Italisë.

Kështu ka bërë të ditur përmes një njoftimi Ambasada e Kosovës në Itali.

“Italia, që nga çlirimi Kosovës e deri më sot, vazhdon të jetë një ndër kontribuuesit kryesorë për paqen dhe sigurinë në Kosovë e tani edhe partner në ngritjen e kapaciteteve të Forcës sonë!”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Itali.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme