Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar Ditën Nacioanle të Austrisë.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se Austria ka qenë një mike e fuqishme dhe e qëndrueshme e Kosovës përgjatë histories, shkruan Arbresh.info.
“Austria ka qenë një mike e fuqishme dhe e qëndrueshme e Kosovës përgjatë historisë. Me rastin e shënimit të Ditës Nacionale të Austrisë sonte, urova ambasadorin z. Georg Schnetzer, për këtë ditë me rëndësi për popullin austriak, të cilit i shpreha falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për mbështetjen e madhe dhënë vendit tonë në rrugën shtetndërtuese dhe integruese.”, ka shkruar ai.
Haradinaj ka falënderuar në vefalënderuar në veçanti ushtarët dhe gjithë personelit të sigurisë austriake për shërbimin në Kosovë.
“Gjithë popullit austriak, urime Dita Nacionale!”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Omega 3 cilat janë format më të përhapura dhe më të sigurta
Humb jetën një 36-vjeçar në Shkodër
Elita 5 dhe Aurela Gaçe shtojnë ngjyrat e spektaklit në Fest...
Vriten pesë ushtarë izraelitë gjatë luftimeve në Liban
E pamundur për Real Madridin ta mbajë Gulerin: Dy gjigantët ...
Deputetja e LDK-së: Takimi trepalësh për dialogun Kosovë-Ser...