Google ADS

Lajçak pas takimit në Bruksel: Diskutum për Marrëveshjen e Ohrit, që ende nuk ka nisur të zbatohet

20:17 | 24 Tetor 2024
E.G

I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se në takimin e sotëm në Bruksel është diskutuar për Marrëveshjen e Ohrit e cila ende nuk ka filluar të zbatohet.

Me anë të një postimi në “X” se ka pritur në Bruksel kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, zëvendëskryeministrin Bislimi dhe drejtorin Petkoviq, shkruan Arbresh.info.

Ai ka theksuar se mes tjerash është diskutuar për një sërë çështjesh të rëndësishme që rrjedhin nga marrëveshjet e kaluara dhe se palët kanë rëndë dakord për hapat e ardhshëm.

“Prita sot në Bruksel kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë. Folëm për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila ende nuk ka filluar të zbatohet. Ne diskutuam gjithashtu një sërë çështjesh të rëndësishme që rrjedhin nga marrëveshjet e kaluara dhe ramë dakord për hapat e ardhshëm”, ka shkruar i dërguari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

“Tërheqja e letrës së Bërnabiqit, dorëzimi i Radojiçiqit“, Qeveria jep detaje nga takimi trepalësh në Bruksel

Të ngjashme