Google ADS

Digjet një veturë në Ferizaj, dëmi deri në 20 mijë euro

19:25 | 24 Tetor 2024
E.G

Një veturë është përfshirë nga zjarri në rrugën ,”Ahmet Kaçiku,, në Ferizaj.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se nga kamerat e sigurisë, dy persona dyshohet se i kanë vënë zjarrin veturës.

Sipas tij, dëmi i shkaktuar është rreth 20.000 Euro.

Rasti ka ndodhur rreth orës 03:25.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të popicisë dhe kanë mësuar se një veturë e tipit Smart me targa vendore ishte përfshirë nga zjarri, ndërsa zjarrfikësit kishin fikur zjarrin . Nga hetimet e para, shikimit të kamerave të sigurisë, dyshohet se dy persona i kanë vënë zjarrin veturës. Dëmi i shkaktuar ëdhtë rreth 20.000 Euro”, ka thënë ai.

“Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti është cilësuar ,, Zjarrëvenie ,,”, tha Veseli./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme