Qeveria thotë se kërkon të mbrojë fëmijët nga fuqia e algotrimeve që kontrollojnë mendjet e përdoruesve, si dhe të ndihmojë prindërit mos hezitojnë ‘të refuzojnë’ ato që janë të dëmshme për të vegjlit e tyre.
Norvegjia ka thënë se mosha e lejuar në rrjetet sociale do të rritet në 15 vjeç, për të parandaluar kompani gjigante si Netflix të mbledhë të dhënat personale të fëmijëve.
Kryeministri Jonas Gahr Støre pranonte se kjo nuk do të ishte një betejë e lehtë, por theksoi nevojën që politikët të veprojnë për të mbrojtur fëmijët nga “fuqia e algoritmeve që kontrollojnë shpërndarjen e përmbajtjeve në rrjet”.
Ai tha se qeveria do të bëjë amendamente në ligjin për të Dhënat Personale në mënyrë që 15 vjeçarëve t’u jepet mundësia të vendosin për përpunimin e të dhënave të tyre nga kompanitë teknologjike.
Limiti aktual i moshës për rrjetet sociale në Norvegji ishte 13 vjeç, por autoritetet e mediave në vend thonë se më shumë se gjysma e 9-vjeçarëve, 10-vjecarëve e 11-vjeçarëve kanë akses në rrjetet sociale.
Ministrja e fëmijeve dhe familjes Kjersti Topp,e tha se beson se shtrëngimi i rregullave do të ndihmojë dhe prindërit të ndërgjegjësohen.
“Kjo ka të bëjë dhe me dhënien e të drejtës ndaj prindërve për të refuzuar, pasi ne e dimë se shumë njerëz duan të thonë ‘jo’ për këtë çështje por mendojnë se nuk kanë të drejtë ta bëjnë”, shtoi Toppe, sipas rrjetit TimesofMalta./tch/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...