Burim Vatovci është njëri prej konkurrentëve të edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.
Ai gjatë kësaj kohe ka qenë tejet aktiv, e më së shumti ka treguar afrimitet me vajzat.
Teksa po qëndronte në oborr me Ana Ejupin, ai bëri një deklaratë për nominimet.
I njëjti theksoi me shaka se për të vota do të jetë 50 cent, pasi është i shkurtër, jo sikurse është për të gjithë.
“Votat e mia kur të nominohem unë nuk do të jenë nga një euro, po nga 50 cent. Do të bëjnë më lirë për hatër timin. Kështu që pritni kur të vie koha”, u shpreh Vatovci.
Burimi tutje i tha Anës: “Ti je e madhe 1 euro, për mua që jam i shkurtër 50 cent”.
Këto ditë, ai u imitua nga disa konkurrentë të tjerë për mënyrën se si ec dhe gjestet që po bën.
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante