Google ADS

Tetë nga 11 lojtarët e Barçës ndaj Bayernit ishin pjesë e La Massia, Flick thur lavde për këtë akademi

15:26 | 24 Tetor 2024
D.H

Barcelona mposhti Bayern Munich 4-1 në Ligën e Kampionëve të mërkurën dhe 8 nga 11 lojtarët e Barçës ishin nga La Masia.

Madje, Hansi Flick ka komentuar edhe akademinë e Barcelonës dhe se sa e rëndësishme është ajo për klubin pas ndeshjes.

“Ne argëtohemi duke luajtur futboll dhe kjo tregon. Unë e kam thënë shumë herë atë që ndjej për La Masia,” tha Flick.

“Ne jemi një ekip i veçantë dhe kjo është kryesisht për shkak të ndikimit të La Masia. Ka një ndikim të madh në marrëdhëniet mes lojtarëve dhe për shkak të saj lojtarët mund të kalojnë një kohë të mirë duke luajtur.

“Është e mahnitshme dhe ju kënaqeni duke parë lojtarët që vijnë nga La Masía. Unë gjithmonë u them lojtarëve që të mos e nënvlerësojnë këtë. Është shumë e veçantë. Më pëlqen”, përfundoi ai.

Të ngjashme