Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se në kuadër të ndihmës që ka ofruar Kosova për të mbështetur shtetin e Ukrainës në përballimin e agresionit rus, sot në Kazermën e Deminimit në Prizren, është certifikuar grupit i pestë i kursantëve nga Ukraina, të cilët për gjashtë javë radhazi ndoqën trajnimin EOD Niveli 1&2, nga instruktorët e Kompanisë së Deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe instruktorët Amerikanë të EUCOM.
“Gjatë këtyre javëve kursantët u trajnuan në njohjen e mjeteve shpërthyese, pajisjeve specialistike dhe procedurat e punës se si mund të largohen mjetet shpërthyese në mënyrë sa më të sigurt”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Zëvendës Komandanti i Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kolonel Skender Hoxha uroj kursantët për përfundimin e trajnimit dhe rendësin e trajnimit si dhe rolin fisnik të misionit të tyre.
Grupi i kursantëve do të kthehen në Ukrainë për të dhënë kontributin në njësit e tyre në eliminimin e mjeteve të pashpërthyera dhe zvogëlimin e rrezikut për popullin ukrainas./Arbresh.info/
Xavi Simons i Leipzig pritet të mungojë disa javë
Putin: “Topi” i bisedimeve është në anën e Ukrainës
Digjet një veturë në Ferizaj, dëmi deri në 20 mijë euro
Të paktën 7 vende kundërshtojnë anëtarësimin e Ukrainës në N...
Petkoviq: Insistova në formimin e Asociacionit
Takimet me diasporën, Rama niset drejt Nju Jorkut, logoja e ...