Google ADS

Nën masa të rrepta të sigurisë, Bedri Krasniqi sillet në Gjykatë

14:21 | 24 Tetor 2024
K.B

Ka nisur seanca për fjalën përfundimtare ndaj Bedri Krasniqit në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Krasniqi në këtë rast akuzohet për kanosje ndaj Shkumbin Mehmetit.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 31 tetor 2019, më 18 prill 2019 në rrugën prej Burgut të Sigurisë së Lartë në Gërdoc të Podujevës, në drejtim të Prishtinës, tani i akuzuari Bedri Krasniqi me qëllim të frikësimit apo shkaktimit të ankthit, e ka kanosur me fjalë të dëmtuarin Shkumbim Mehmeti gjatë transportimit të tij për në Pallatin e Drejtësisë në Hajvali./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme