Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për pranimin e kadetëve në Akademinë Ushtarake të SHBA-së WEST POINT

13:45 | 24 Tetor 2024
K.B

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për pranimin e kadetëve në Akademinë Ushtarake të SHBA-së WEST POINT.

Konkursi është i hapur prej datës 24 tetor 2024 deri më 7 nëntor 2024.

Mosha për aplikim është 18-22 vjeç. Njoftimi zyrtar për shpalljen e konkursit është i publikuar në ueb faqen e ministrisë.

“Ministria e Mbrojtjes iu shërben të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet e të rinjve dhe të rejave për shërbim në FSK, pa dallim race, ngjyre, feje, gjinie, përkatësie etnike dhe orientimi seksual”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

 

Të ngjashme