Google ADS

Tahiri: Na patën lodh “krejt dhe drejt” e sot s’vijnë për debate

13:42 | 24 Tetor 2024
E.H

Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, në seancën e sotme të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës ka kritikuar Qeverinë për mospjesëmarrje në debat

“Po ua rikujtoj që sot është debati i katërt që opozita e ka thirr e që fton kuvendin e Kosovës si institucionin kryesor në vend të debatojë për tema dhe skandale të cilat së paku meritojnë një përgjigje nga ata që fituan 50 për qind e na patën lodh “krejt dhe drejt””, ka thënë Tahiri.

Ai shtoi se nuk ka ardh askush në Kuvend për t’i mbrojtur apo kundërshtuar skandalet e KEK-ut

“E patën lodh një popull sa të mirë e të mençur janë e të pastër poashtu, e sot thatë këtu, e thatë këtu. As nuk janë kolegët deputetë të shumicës e as nuk është asnjëri i qeverisë për të thënë një fjalë, me e mbrojtë apo me e kundërshtuar një temë që tanimë është skandal jo vetëm për rendin dhe ligjin por skandal publik që meriton një përgjigje”, u shpreh Tahiri./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme