Kryeministri i vendit, Albin Kurti mirëpriti komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral Major, Enrico Barduani.
Ai i uroi mirëseardhje në Kosovë dhe suksese në detyrën e re, Gjeneral Majorit, Barduani, teksa shprehu gatishmërinë dhe vullnetin për bashkëpunim të afërt ndërmjet qeverisë, institucioneve të sigurisë dhe KFOR-it.
Biseduan rreth rëndësisë së komunikimit të rregullt dhe bashkërendimit në shërbim të sigurisë dhe paqes në vend, dhe bashkëpunimit dhe aktiviteteve të përbashkëta të KFOR-it dhe institucioneve të sigurisë së Kosovës. Kryeministri falënderoi KFOR-in për rolin dhe kontributin e vazhdueshëm në Kosovë.
Gjeneral Majori Enrico Barduani është oficeri i 14-të italian që merr komandën dhe do të jetë komandanti i 29-të i KFOR-it. Ai mori komandën me 11 tetor të këtij viti./Arbresh.info
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...