Vazhdon protesta e punëtorëve të KEK-ut: Nuk do të ndalemi deri në realizimin e kërkesave tona

11:30 | 24 Tetor 2024
E.H

Punëtorët e Sindikatës së Re të KEK-ut janë duke protestuar para zyrës së KEK-ut në Prishtinë, të cilët po kërkojnë rritje të pagave, pagesat e rrezikshmërisë si dhe pagesat e fundjavës për punëtorët me ndërrimit.

“Puna jonë, përkushtimi jonë duhet të paguhet dhe nuk do të ndalemi deri në realizimin e kërkesave tona, nëse nuk dijnë me menaxhu le të tregojnë se ju tregojmë na”, ka thënë njëri protestues, raporton Arbresh.info

Nga Sindikata e Minatorëve kërkuan që të përmbushen kriteret ligjore dhe bën thirrje për plotësimin e kërkesave të punëtorëve të KEK-ut, pasi sipas tyre janë kërkesa legjitime

Njëri nga punëtorët e KEK-ut tha se është i privilegjuar që është një nga punëtorët e kësaj sindikate që ja zbardhin fytyrën Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme