Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka dënuar fuqishëm sulmin terrorist ndaj selisë së Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore dje në Ankara të Turqisë.
Me anë të një postimi në platformën X, Kurti u ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave ndërsa u ka uruar shërim të shpejt të lënduarve.
“Ne dënojmë fuqishëm sulmin terrorist ndaj selisë së Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore (TUSAŞ) dje në Ankara. Në emër të popullit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllimet e mia popullit të Turqisë dhe familjeve të viktimave, ndërsa të lënduarve u uroj shërim të plotë dhe të shpejtë. Le të qëndrojmë dhe të punojmë së bashku për të luftuar terrorizmin dhe për të mbrojtur vlerat tona të përbashkëta të paqes, sigurisë dhe sundimit të ligjit”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info
We strongly condemn the terrorist attack on the Turkish Aerospace Industries (TUSAŞ) headquarters yesterday in Ankara. On behalf of the people and Government of the Republic of Kosova, I express my condolences to the people of Türkiye and the families of the victims, and wish a…
— Albin Kurti (@albinkurti) October 24, 2024
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...