Google ADS

Dhjetëra punëtorë protestojnë para zyrës së KEK-ut, kërkojnë rritje page dhe kushte të tjera më të mira

11:12 | 24 Tetor 2024
L G

Dhjetëra punëtorë të Sindikatës së Re KEK-ut po protestojnë para zyrave të KEK-ut.

Kjo protestë e tyre vjen në shenjë pakënaqësie për pagat dhe kushtet e tjera të punës.

“Marre me rrejt”, “Duam ngritje e pagave dhe ne e duam jetën”, janë disa prej shkrimeve që i kanë vendosur ata.

Ata janë mbledhur para zyrave të KEK-ut, dhe përveç kërkesës për rritjen e pagës, ata po kërkojnë edhe pagesën e rrezikshmërisë për ata që punojnë në kushte të vështira dhe pagesën e fundjavës për punëtorët me ndërrime./Arbresh.info/

Të ngjashme