Google ADS

Pati super paraqitje ndaj Bayernit por Raphinha pret edhe më shumë nga vetja e tij

09:00 | 24 Tetor 2024
D.H

Barcelona iu revanshua mbrëmë Bayern Munchenit për disa humbje me radhë që ia kishte shkaktuar gjiganti gjerman.

Katalanasit fituan thellë me rezultat 4-1, kurse protagonisti kryesor i kësaj ndeshje ishte, Raphinha, shkruan Arbresh.info.

Braziliani realizoi hattrick dhe u shpall njeriu i ndeshjes.

Pas kësaj super performance ai dha edhe një koment rreth paraqitjes së tij mbresëlënëse.

“A ishte kjo ndeshja ime më e mirë në Barcelonë? Një nga më të mirat e mia… …më e mira nuk ka ardhur ende”, u shpreh Raphinha.

Ish-lojtari i Leedsit këtë sezon ka shpërthyer tek Barça duke realizuar nëntë gola e gjashtë asistime në 13 ndeshjet e para në të gjitha kompetcionet./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme