Dialogu Kosovë-Serbi/ Mbahet sot takimi i radhës në Bruksel, tema kryesore Marrëveshja e Ohrit

07:59 | 24 Tetor 2024
E.H

Sot do të zhvillohen takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi në nivel të kryenegociatorëve, të ndërmjetësuar nga emisari i BE-së, Miroslav Lajçak.

Në një konferencë për media, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka bërë të ditur se tema e diskutimit do të jetë siç ka qenë edhe më herët, pra Marrëveshja e Ohrit.

“Agjenda është si ka qenë në të kaluarën që urgjentisht të startohet me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, dhe për nevojën që të dyja palët të bien dakord që të arrihet progres në dialog”, ka thënë Stano.

Mes tjerash, Stano u shpreh se për mbajtjen e një takimi trilateral, varet nga vullneti i palëve./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme