Kuvendi sot me seancë të jashtëzakonshme, diskutohet për skandalet në KEK

07:10 | 24 Tetor 2024
E.H

Kuvendi i Kosovës mban sot seancë të jashtëzakonshme me fillim nga ora 12:00.

Sipas njoftimit për media, në seancë do të adresohen skandalet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Nga deputetët e pozitës, kjo seancë është paralajmëruar se do të bojkotohet./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme