LDK: Qëndrojmë të bashkuar me popullin turk

22:13 | 23 Tetor 2024
Q L

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) shpreh tronditjen dhe pikëllimin më të thellë lidhur me sulmin terrorist të ndodhur sot në Turqi, i cili ka marrë jetën e shumë qytetarëve të pafajshëm dhe ka lënduar dhjetëra të tjerë.

Në komunikatën e LDK-së thuhet se dënojnë këtë akt barbar dhe çnjerëzor, i cili është një sulm ndaj vlerave universale të paqes, lirisë dhe dinjitetit njerëzor.

“Dhuna dhe terrori nuk kanë vend në shoqëritë tona dhe duhet të luftohen me vendosmëri nga komuniteti ndërkombëtar”, thuhet në komunikatë.

Tutje LDK ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, popullit turk dhe autoriteteve shtetërore në këto momente të vështira.

“Ne qëndrojmë të bashkuar me popullin turk në përpjekjet për të kapërcyer këtë tragjedi dhe për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt dhe paqësore”, thuhet aty.

Nga LDK thonë se në këtë kohë sfiduese, është thelbësore që të gjithë të forcojnë bashkëpunimin dhe solidaritetin për të luftuar ekstremizmin dhe për të promovuar tolerancën dhe mirëkuptimin ndërmjet popujve./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme