Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli i është drejtuar me një kërkesë presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.
Ai ka kërkuar që ata “t’i frenojnë” njerëzit e tyre duke u shprehur se ata po e ofendojnë atë dhe fëmijët e tij, shkruan Arbresh.info.
“Zonja Presidente Osmani dhe Kryeministër Kurti, Nuk kam ndërmend të merrem me njerëzit tuaj, por kam një lutje: ju lutem frenoni njerëzit tuaj, ata që po më ofendojnë, sepse deklaratat e pavërteta që po bëjnë nuk po ofendojnë vetëm mua, por edhe fëmijët e mi. Nuk besoj se këta njerëz me shpifje e gënjeshtra ju bëjnë nder me veprime të tilla të ulëta.”, ka shkruar ai.
Ai theksoi se nuk mendon që e meriton këtë trajtim.
“Unë mendoj se nuk e meritoj këtë trajtim! Nga ana tjetër, më duket se nuk po zgjidhni asgjë me këtë qasje, dhe nëse qëllimi është të më tregoni mua diçka, mua më mjafton që unë e di kush jam. Nëse doni dëshmi për ndonjë gjë që ju intereson, unë mund t’ua sjell ato (nëse kam njohuri), përndryshe mbetet që drejtësia të ndërmjetësojë.”, ka shtuar Pacolli.
Tutje, kreu i AKR-së tha se manipulimi me emrine tij përveç që nuk është njerëzor mund të ketë edhe efekte ligjore.
“Nuk kam qëllim t’ju edukoj ose të ndërhyj në mendësitë tuaja, por para se të më ofendoni, verifikoni vërtetësinë e fakteve.”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...