Gati për festivalin e RTK-së

20:12 | 23 Tetor 2024
Q L

Festivali i këngës së RTK-së po bën përgatitjet e fundit për edicionin e dytë dhe i cili do të fillojë nesër. Për t`i parë nga afër përgatitjet, aty qëndroi për disa momente kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Gjithçka po bëhet gati për skenën madhështore në Festivalin e Këngës në Radiotelevizionin e Kosovës. Konkurrentët, orkestra e stafi përgjegjës po i bëjnë provat e fundit një ditë para nisjes së Fest 2024.

Një ditë para nisjes së edicionit të dytë, aty qëndroi edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. Nuk kam dyshim se yje botërore do të dalin, e që zhvillohen këtu. Ky set-up tash pak më ndryshe se vitin e kaluar mendoj se është edhe më mirë, është përparim. E krijon një ndërlidhje me publikun, performanca do të jetë shumë më afër qytetarëve që do të jenë pjesë e këtij festivali të mrekullueshëm”, tha Përparim Rama, kryetar i Prishtinës.

Drejtori i Televizionit, Rilind Gërvalla, thotë se RTK po angazhohet që vitin e ardhshëm Kosova të marrë pjesë në Evrovizion.

“Këtë herë kam parë artistë të rinj zëra të mrekullueshëm që nuk i kisha dëgjuar më parë, nuk dua të ngutem por do të jetë një festival i përmasave të Evrovizionit. Vështirësitë e RTK-së janë më shumë financiare se sa të stafit profesionale, por me ndihmën e institucioneve shtetërore dhe atyre lokale, sikurse është Pallati Rinisë, Komuna dhe MKRS, ne ia dolëm që këtë herë t’a realizojmë festivalin siç i ka hije kryeqytetit siç i ka hije Kosovës”, tha Rilind Gërvalla, drejtor i RTK-së.

Në vendin ku po mbahet për të herë të dytë Festivali, RTK ka vazhduar bashkëpunimin me Menaxhmentin e Pallatit të Rinisë, pikërisht në sallën e djegur më shumë se dy dekada.

“Edhe ne jemi të lumtur që edhe këtë vit jemi bashkëorganizator të festivalit e cila ka një renome dhe qëndrim në aspektin që ne i shërbejmë qytetarëve, së bashku me të gjithë bashkëpunëtorët e pallatit kemi qenë në vullnetin më të mirë të jemi si bashkë organizator të festivalit të këngës”, tha Mrika Gashi, Kryeshefe e Pallati i Rinisë.

Festivali i Këngës nis të enjten mbrëma dhe transmetohet drejtpërdrejtë në RTK.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme