Google ADS

Rutte reagon pas sulmit: NATO qëndron me Turqinë

20:06 | 23 Tetor 2024
E.G

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka biseduar me presidentin turk Recep Tayiip Erdogan për sulmin e sotit që ndodhi në ambientet e kompanisë turke të hapësirës ajrore dhe mbrojtjes TUSASH, ku katër persona mbetën të vrarë (viktima), poashtu edhe dy sulmuesit.

Me anë të një postimi në “X”, Rutte tha se mesazhi i tij ishte i qartë se NATO qëndron me Turqinë, shkruan Arbresh.info.

“Thellësisht i shqetësuar për raportet për të vdekur dhe të plagosur në Ankara. NATO qëndron me aleatin tonë,Turqinë. Ne e dënojmë fuqishëm terrorizmin në të gjitha format e tij dhe po i monitorojmë nga afër zhvillimet”, ka shkruar ai./Arbresh.info/

Të ngjashme