Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar për 12 vendimet të cilat i ka marrë Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 226 që e ka mbajtur sot.
Kurti ka thënë se e kanë nisur me vendimin e lidhjes së e Marrëveshjes së Bashkëpunimit “Protokoll për Trajnimin dhe Bashkëpunimin në Fushën e Shëndetit Ushtarak” ndërmjet Ministrisë Mbrojtjes së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë.
“E filluam me nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Bashkëpunimit “Protokoll për Trajnimin dhe Bashkëpunimin në Fushën e Shëndetit Ushtarak” ndërmjet Ministrisë sonë të Mbrojtjes dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë. Me këtë marrëveshje kuota e trajtimeve mjekësore në dispozicion të ushtarakëve tanë rritet nga 50 në 75 në vit. Të gjitha këto trajtime janë falas dhe bëhen në spitale ushtarake”, ka shkruar Kurti.
Më pas ai ka përmendur edhe vendimet e tjera të cilat i ka marrë Qeveria sot:
Miratuam dy projektligje me rëndësi:
– Projektligjin për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave;
– Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Mjedisit, Ujërave, Natyrës, Ndërtimit si dhe Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore.
Në mesin e vendimeve që morëm ishin edhe:
– miratimi i Katalogut të Vendeve të Punës për Shërbimin Civil, i cili përmban mbi 1500 pozita si dhe klasat, grupet dhe fushat e kërkuara të arsimit për këto pozita të kategorisë profesionale;
– shpronësimi përfundimtar i pronave të prekura nga realizimi i projektit të Kompleksit Memorial “Masakra e Reçakut”;
– aprovimi i Programit të Zyrës për Çështje të Komuniteteve, që përmes granteve dhe subvencioneve parasheh avancimin e të drejtave të komuniteteve joshumicë, integrimin e plotë dhe zhvillimin e barabartë.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...