Pasditen e sotme, në ambientet e kompanisë turke të hapësirës ajrore dhe mbrojtjes TUSASh, është raportuar për një sulm, i cili nga institucionet atje është cilësuar si “terrorist”.
Nga ky sulm raportohet të kenë mbetur të vdekur katër viktima, ndërsa edhe dy nga sulmuesit.
Për rastin ka reaguar presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.
Në të, ai i përshkruan ngjarjet e kësaj pasdite si “një sulm të ndyrë që synon mbijetesën e vendit tonë, paqen e kombit tonë dhe iniciativat tona mbrojtëse që janë simboli i idealit tonë të ‘Turqisë plotësisht të pavarur’”.
Ai vlerëson forcat e sigurisë, të cilat “ndërhynë shpejt dhe neutralizuan terroristët”.
“Kombi ynë duhet ta dijë se duart e ndyra që shtrihen drejt Turqisë do të thyhen patjetër; asnjë strukturë, asnjë organizatë terroriste, asnjë fokus i keq që synon sigurinë tonë nuk do të jetë në gjendje të arrijë qëllimet e tyre”, tha ai, raporton SkyNews.
“Lufta jonë kundër të gjitha llojeve të kërcënimeve terroriste dhe mbështetësve të tyre do të vazhdojë me vendosmëri dhe në një mënyrë shumëdimensionale”.
Ai gjithashtu thotë se do të lutet për katër të vrarët në sulm – dhe uron shërim të shpejtë për 14 të plagosurit. /Klankosova.tv
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos