Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla është pritur në takim nga Ministri i Brendshëm i Republikës së Turqisë, Ali Yerlikaya dhe më pas nga Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Yaşar Güler.
Pas takimit me Ministrin e Brendshëm turk, kanë nënshkruar edhe marrëveshjen për bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e sigurisë me qëllim të luftimit efikas të krimit të organizuar, migrimit të paligjshëm, trafiqeve të ndryshme e terrorizmit, shkruan Arbresh.info.
Më tej, Sveçla tha se vetëm pak orë pas këtyre takimeve, Turqia u trondit nga, siç tha ai, sulmi terrorist në Kompaninë Aksionare të Industrive Ajrore Turek në Ankara, ku deri më tani raportohet për katër të vdekur dhe 14 të lënduar.
Ai dënoi këtë sulm teksa u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.
“Akte të tilla janë një tragjedi jo vetëm për viktimat dhe familjet e tyre, por për të gjithë ne që vazhdojmë të punojmë për paqe dhe siguri. Dënojmë ashpër këtë sulm terrorist dhe shprehim ngushëllime familjeve që humbën më të dashurit e tyre dhe i urojmë shërim sa më të shpejtë të lënduarve”, tha Sveçla./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Shkon në katër numri i të vdekurve në sulmin në Turqi – vriten 2 sulmues
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?