Real Madrid do të jetë pa portierin Thibaut Courtois dhe pa sulmuesin Rodrygo për ndeshjen e ardhshme në La Liga kundër Barcelonës.
Kjo pasi pasi të dy futbollistët kanë pësur lëndime në ndeshjen kundër Borussia Dortmund të martën, ku skuadra spanjolle ka fituar me rezultat 5-2.
Real ka konfirmuar të mërkurën se Courtois dhe Rodrygo do t’u nënshtrohen kontrolleve mjekësore për të parë seriozitetin e lëndimeve dhe për ta kuptuar kohën e qëndrimit jashtë.
Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti gjithashtu do të jetë pa kapitenin Dani Carvajal dhe mbrojtësin David Alaba, të cilët janë në rikuperim, por lajm i mirë është se mesfushori maroken Brahim Diaz ka rifilluar stërvitjet këtë javë dhe mund të jetë i disponueshëm për të luajtur kundër Barçës./rtk
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe