Disa studentë të universitetit paralel në veri të Mitrovicës organizuan një protestë sot, duke ecur në qytet me gojët të mbyllura me ngjitës.
Sipas mediumit lokal “KoSSev”, studentët u mblodhën në orën 12:44, por nuk dihet ende arsyeja e protestës, e cila nuk ishte paralajmëruar.
“Informacionin e morëm vetëm nga vëzhguesit, pasi studentët, duke refuzuar të flasin me mediat, erdhën në mensën e studentëve me ngjitës në gojë”, thuhet në raport.
“Ne heshtim”, përsërisin ata.
Mediumi thekson se, sa herë që protestuesit vinin në kontakt me ndonjë përfaqësues të Policisë së Kosovës, qoftë automjet ose polic në rrugë, ata ngrinin indekset që mbajnë në duar.
Në heshtje, ata u drejtuan nga mensa në shëtitoren e qytetit, e cila përfundoi me një rrethim dhe u kthyen duke u përshëndetur me kafenetë lokale. Pas kësaj, ata kaluan pranë komisariatit dhe u kthyen në konviktet e studentëve, ku u shpërndanë.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?