Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se me Planin e Rritjes, Kosova është një hap më pranë integrimit në Bashkimin Evropian.
Sipas tij, ky proces do t’i mundësojë Kosovës të përfitojë deri në 882 milionë euro.
“Me Planin e Rritjes, Kosova një hap më pranë Bashkimit Evropian.Sot u aprovua agjenda e reformave të Kosovës nga Komisioni Evropian, në kuadër të Planit të Rritjes. Një agjendë e targetuar drejt avancimit përmbajtësor dhe përafrimit me standardet e Bashkimit Evropian. Me aprovimin e agjendës së reformave, hapet rruga drejt mundësimit të pagesave të para, prej të cilave në total Kosova do të përfitojë deri në 882 milionë euro”, shkroi Bislimi në Facebook./Arbresh.info
LEXO EDHE:
KE-ja miraton agjendat e reformave të Kosovës dhe katër shteteve tjera të rajonit
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I