Edhe gjatë tetorit janë duke vazhduar aksionet për shkyçje për konsumatorët që nuk i kanë përditësuar të dhënat e tyre në KESCO, sipas afatit të përcaktuar nga legjislacioni në fuqi.
“Të gjithë konsumatorët të cilët furnizohen me energji elektrike nga KESCO, e kanë obligim ligjor që të lidhin kontratë të furnizimit me kompaninë. Rregullimi i marrëdhënieve kontraktuale me furnizuesin është process i thjeshtë dhe i lehtë për të gjithë konsumatorët anekënd Kosovës. Mjafton të vizitohet pika më e afërt dhe aty do t’u sqarohet i gjithë procesi”, thuhet në njoftim përcjell Arbresh.info.
Tutje, siç bëhet e ditur nga njoftimi, KESCO ka vazhduar edhe takimet me konsumatorët biznesorë për t’i informuar sa më shumë rreth këtij procesi, sepse ata që përfitojnë më së shumti nga kjo padyshim që janë vet konsumatorët.
“Në rradhë të parë rregullohet komunikimi konsumator – kompani, pastaj kemi një adresë të saktë për dorëzim të faturave, kemi numrin e saktë të telefonit për të ndarë informata rreth planifikimit nga rrjeti i shpërndarjes, askush nuk mund të ju lë borxhe sepse njehsori vendoset në emrin e atij\asaj që e shfrytëzon energjinë elektrike, e shumë të tjera. Kushdo që nuk e bën këtë brenda dy javësh që nga data e informimit prej furnizuesit, në këtë rast KESCO-s, shkyçet nga rrjeti elektrik. Këtë e bëjmë në vazhdimësi, posa të kalon ky afat i përcaktuar nga legjislacioni, dhe do të vazhdojmë të bëjmë aksione të tilla edhe ditëve në vazhdim”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Marrë parasysh rolin e rëndësishëm që kanë të dhënat e sakta dhe të përditësuara në sektorin e energjisë, KESCO po ndërmerr masa proaktive për të rritur efikasitetin operacional, për të siguruar kënaqëshmërinë e konsumatorëve dhe për të mbështetur pajtueshmërinë rregullative.
“Misioni i KESCO-s është të krijojë partneritet me konsumatorët, ku ofrimi i zgjidhjeve të besueshme energjetike për ta dhe mbajtja e të dhënave të sakta janë dy nga parakushtet thelbësore për t’u arritur këto tu fuqizuar sa më tepër ky partneritet”, njofton KESCO./Arbresh.info
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...