Policia kërkon ndihmë në kapjen e 34 vjeçarit, i dyshuar për “vrasje të rëndë ne tentative”

13:00 | 23 Tetor 2024
L G

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim 34 vjecarin, Pajtim Etemi, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë ne tentativë”.

“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i kërkuar është: Pajtim (Xhevat) ETEMI i lindur me 01.05.1990, nё Grabanicё-Klinё”, thuhet në njoftimin e policisë, raporton Arbresh.info.

I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:“ Vrasje e rёndё nё tentativё”.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme