Google ADS

Veliaj: Tirana po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve ndërkombëtarë

12:27 | 23 Tetor 2024
K.B

Revista “Islands” e ka shpallur Tiranën si kryeqytetin më “funky” në Evropë.

Kryetari i kësaj bashkie, Erion Veliaj ka thënë se Tirana po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve ndërkombëtarë.

“Tirana ka marrë një tjetër vlerësim ndërkombëtar! Revista “Islands” e shpall kryeqytetin tonë si më “funky” në Evropë! Nga artet e rrugës deri te jeta e natës plot energji, Tirana po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve ndërkombëtarë. Nga Skënderbeu te Blloku, qyteti ynë mahnit me ngjyrat, gjallërinë dhe autenticitetin e tij!”, ka shkruar Veliaj në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme