Google ADS

Zeka: Siguria kibernetike nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme

12:56 | 23 Tetor 2024
E.H

Siguria kibernetike nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme, sesa tani kur transformimi digjital po riformulon mjedisin e biznesit, është thënë në konferencën me temë “Siguria kibernetike 360, dhe si të mbroni biznesin tuaj në epokën digjitale”, e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Kryetari i OEAK-ut, Arian Zeka, ka theksuar se kjo konferencë, në kuadër të Muajit e Ndërgjegjësimit për Siguri Kibernetike, është krijuar për t’ju pajisur me njohuritë dhe mjetet e nevojshme për të lundruar në këto sfida dhe për të rritur elasticitetin e biznesit tuaj.

“Në një epoke ku transformimi digjital po riformulon mjedisin e biznesit, siguria kibernetike nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme. Derisa adoptojmë teknologjitë e reja, përballemi edhe me sfida të pashembullta. Kërcënimet kibernetike po evoluojnë, po behën më të sofistikuara dhe po ndikojnë në organizata të të gjitha madhësive. Konferenca e sotme është krijuar për t’ju pajisur me njohuritë dhe mjetet e nevojshme për të lundruar në këto sfida dhe për të rritur elasticitetin e biznesit tuaj”, ka theksuar Zeka.

Ndërsa, Craig Kim, zyrtar ekonomik në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka thënë se SHBA-ja ka një traditë të mbështetjes për internet të sigurt ku mbrohen të drejtat e njeriut dhe të dhënat qarkullojnë lirshëm.

“Siguria kibernetike është një kusht i domosdoshëm meqë teknologjia është më qendrore dhe organizatat publike e private janë më të ndërlidhura, ndërsa në sistemet online sjellin lehtësira por gjithashtu edhe kosto të varësisë së ekspozimit ndaj sulmeve kibernetike”, ka theksuar Kim./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme