Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka përmbyllur vizitën e saj në SHBA.
Me anë të një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se vizita është përmbyllur me një ngjarje të veçantë të organizuar në bashkëpunim me Zyrën e Sekretarit Blinken, dedikuar rolit qenësor të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
“Kjo ngjarje ishte edhe organizimi i parë ndërkombëtar në kuadër të Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që shërbeu edhe si paralajmërim për udhëtimin e instalacionit “Mendoj për ty” drejt New York-ut, ku do të bashkojmë forcat për të fuqizuar zërin e të mbijetuarave të dhunës seksuale pikërisht aty ku kjo kauzë mori hov dhe përmasa globale”, shkroi Osmani në Facebook./Arbresh.info/
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit