Champions League vazhdon edhe sonte me disa sfida interesante ku vëmendja kryesore padyshim është tek sfida Barcelona – Bayern.
Për herë të parë Hansi Flick do të përballet ndaj ish-skuadrës së tij, Bayern Munich, shkruan Arbresh.info.
Kjo ndeshje do të luhet me fillim nga ora 21:00.
Por para këtij derbi fillimisht luhen dy sfida në orarin e zakonshëm 18:45.
Atalanta do të jetë nikoqire e Celticut, kurse Leverkuseni do të luaj në udhëtim tek francezët e Brestit.
Përveç derbit evropian, Lille i Edon Zhegrovës do të përballet me Atletico Madridin.
Sparta Prague e shqiptarëve do të jetë mysafire e ish-kampionit evropian, Manchester City, ndërkohë një tjetër skuadër angleze që luan një sfidë të fortë është Liverpooli i cili udhëton në Gjermani tek Leipzigu.
Ndërkohë dy sfidat tjera janë Salzburg – Dinamo Zagreb, Young Boys – Inter./Arbresh.info
FC Prishtina 01 gati për Main Round, synon suksesin e vitit ...
Arrestohen 13 persona pas një përleshje mes vete në Prishtin...
Policia kërkon ndihmë në kapjen e 34 vjeçarit, i dyshuar për...
Zeka: Siguria kibernetike nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme
Kolonel Rocco Mundo viziton ambientet e Drejtorisë Rajonale ...
Kërkesa për dërgimin e draftit të Asociacionit në Kushtetues...