Shumë turistë spanjollë po kërkojnë alternativa për të shijuar një arratisje të paharrueshme dhe ekonomike – përpara festave të Krishtlindjeve, shkruan Marta Rodríguez Peleteiro në një artikull të botuar në revistën spanjolle “Tikitakas”.
Për këtë arsye, ne kemi bërë një përzgjedhje të pesë destinacioneve ekonomike dhe ideale për të kaluar pushimet gjatë këtij sezoni.
Revista spanjolle e udhëtimeve “Tikitakas” e ka renditur Shqipërinë mes 5 vendeve më të lira për një arratisje të minutës së fundit këtë fundjavë.
1. Tiranë, Shqipëri
Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është një qytet i gjallë dhe gjithnjë në ndryshim që ofron një ndërthurje magjepsëse të historisë, kulturës bashkëkohore dhe jetës vitale urbane.
Edhe pse më pak e njohur se kryeqytetet e tjera evropiane, Tirana i befason vizitorët me origjinalitetin dhe kontrastet e bukura.
● Cilat vende duhet të vizitoni në Tiranë? Sheshi Skënderbej – zemra e qytetit dhe Bunk’Art, – një muze i ndërtuar në një ish-bunker bërthamor që eksploron historinë e Shqipërisë komuniste.
Për më tepër, zona e Bllokut, dikur ekskluzive për elitën politike, sot është kthyer në një qendër lokalesh dhe kafenesh plot gjallëri.
Një udhëtim perfekt për adhuruesit e turizmit urban.
● Pse duhet të vizitoni Tiranën tani? Shqipëria është një nga vendet më të përballueshme në Evropë, me çmime të përballueshme për akomodim, ushqim dhe transport.
Për t’ju frymëzuar, ne ju rekomandojmë pesë vendet më të lira për t’u vizituar në Evropë:
1. Tiranë, Shqipëri
2. Bratislavë, Sllovaki
3. Braga, Portugali
4. Vilnius, Lituani
5. Caceres, Spanjë/atsh
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...