Shkup: Gjendet i vdekur një shtetas turk

23:45 | 22 Tetor 2024
Q L

Një shtetas turk u gjet i vdekur gjatë mbrëmjes të së hënës, në kryeqendren e Maqedonisë së Veriut.

Kjo u bë e ditur nga Sektori i Punëve të Brendshme atje.

SPB-ja njofton se A.K, 69-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në zonën e Bit Pazarit, në Shkup.

“Mjeku i Urgjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi”, thuhet në njoftim./klankosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme