Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi së bashku me ambasadorin e Turqisë Sabri Tunç Angili dhe deputeten Arta Bajraliu, kanë vizituar kompaninë turke Güris e cila operon në Kamenicë.
Me anë të një postimi në Facebook, Bislimi tha se gjatë vizitës kanë diskutuar mbi investimet dhe angazhimin nga kompania Güris në fushën e energjisë, shkruan Arbresh.info.
Ashtu si dhe për interesimin e kompanisë për zgjerim të investimeve.
“Güris i ka të punësuar gjithsej 39 punëtorë dhe ka investuar rreth 50 milionë euro në Kosovë. Vëmendja jonë kah fushës së energjisë dhe tranzicionit drejt energjisë së ripërtërishme vijon të jetë e lartë, gjersa përgatitemi për projektet e ardhshme konkurruese të energjisë së prodhuar me erë prej 150 MË, ku i ftojmë të gjitha kompanitë të jenë pjesëmarrëse.”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...