Haliti për Asociacionin: Asnjë qeveri nuk ka pasur sukses me ndryshu marrëveshjen, as Kurti

21:02 | 22 Tetor 2024
E.G

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Xhavit Haliti ka deklaruar se asnjëra nga qeveritë, qoftë ajo aktuale e Kosovës por edhe qeveritë e kaluara të vendit nuk ka pasur mundësinë e ndryshimit të marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të zhvilluar në mes vendeve.

Haliti në “Five” ka thënë se negociatat e Kosovës dhe Serbisë janë bërë sikur lutjet e mëngjesit që lutesh por që nuk ki asnjë rezultat.

“Marrëveshja me Serbinë. Askush dhe asnjë qeveri e Kosovës skanë pasur sukses për ndryshimin e marrëveshjes. As Kurti dhe as një tjetër. Duhet të gjejmë një variant që Serbinë për t՞ lënë fajtore. Për me qenë fajtore Serbia, ajo do kishte sanksione e jo Kosova”, vijoi Haliti.

Sipas tij, Kosova është problemi kryesor për hapjen e procesit në drejtimin e BE-së dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare dhe jo Serbia pavarësisht tentativave nga sulmi terrorist. Ai shtoi se edhe veriu dhe asociacioni i Komunave me shumicë serbe janë disa nga problemet kryesore të Kosovës nga Bashkësia Ndërkombëtare.

“Vet fakti që qëndroi mbi dy orë e ca me kryeministrin Kurti. Dhe u tha jemi për interest e Kosovës. O’brien ka ardhur me një mesazh konkret, i cili e bëri public vetëm një pjesë. Janë shterë mënyrat e lutjes, janë bërë negociatat sikur lutjet e mëngjesit. Të shkojmë e kthehemi pa rezultat. Shkupi duhet të zgjidh problemin. Problemi është statuti që dëshirojnë nga Gjykata Kushtetuese. Po kanë frikë nga gjykata jonë”, vijoi ai.

Të ngjashme