Google ADS

Prishtina nuk e miraton ende buxhetin, Rama e quan bllokadë të panevojshme

20:30 | 22 Tetor 2024
Q L

Kuvendi komunal i Prishtinës ende nuk ka arritur ta kalojë buxhetin për vitin 2025, i cili është paraparë të jetë rreth 128 milionë euro. Nga VV thonë se ky buxhet nuk i trajton me prioritet nevojat dhe kërkesat e qytetarëve, derisa nga PDK thonë se e vetmja mënyrë që ta përkrahin këtë buxhet është që të hartohet në përputhshmëri me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve. Në anën tjetër, kryetari Përparim Rama pret që buxheti për Komunën e Prishtinës të votohet me 1 nëntor, kur do të jetë në rend dite.

Kuvendi komunal i Prishtinës, ende nuk ka arritur ta kalojë buxhetin për vitin 2025. Sipas Vetëvendosjes në Prishtinë, ky buxhet nuk I trajton me prioritet nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.

“Ne nuk pajtohemi për mënyrën se si është përpiluar buxheti, nuk pajtohemi me përmbajtjen e buxhetit, në kuptimin që i njëjti, pas vlerësimit tonë gjithmonë nuk i shërben zhvillimit të qytetit dhe nuk i trajton me prioritet nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të Prishtinës”, ka theksuar Gëzim Sveçla, shef i asamblistëve të VV-së në Prishtinë, raporton RTK.

Nga Partisë Demokratike e Kosovës, në Prishtinë, thonë se e vetmja mënyrë që ta përkrahin këtë buxhet është që të hartohet në përputhshmëri me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve.

“Kërkesat tona kanë qenë të qarta e legjitime që e vetmja mënyrë, që ne si opozitë ta përkrahim këtë projekt. Ky i njëjti të hartohet në përputhshmëri me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve, pra një buxhet i kryeqytetit, patjetër do të duhet të reflektonte kërkesat e qytetarëve”, theksoi Granit Geci, asamblist i PDK-së në Prishtinë.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e quajti këtë bllokadë të panevojshme.

Buxheti për vitin 2025 është paraparë të kap shifrën e rreth 128 milion eurove./rtk/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme