Shoqata e Prokurorëve të Kosovës ka shprehur shqetësimin për deklaratat publike të deputetit Armend Muja, duke thënë se ato përmbajnë pretendime të pabazuara mbi punën e Prokurorisë së Shtetit.
Në njoftim thuhet se shoqata dënon çdo përpjekje për të krijuar perceptime të gabuara në publik dhe për të njollosur integritetin e institucionit të prokurorisë, veçanërisht kur këto pretendime nuk mbështeten në fakte apo prova konkrete, shkruan Arbresh.info.
“Prokuroria e Shtetit vepron gjithmonë në përputhje me parimet e pavarësisë dhe paanshmërisë, duke u mbështetur vetëm në prova dhe në zbatimin e rreptë të ligjit. Proceset hetimore nuk mund të ndikohen nga presione politike apo deklarata të papërgjegjshme. Për çështjet e ndjeshme, siç janë ato të përmendura në postimin e deputetit Muja, ne theksojmë se çdo vendim merret në përputhje me ligjet dhe dispozitat në fuqi, dhe jo përmes spekulimeve të pabazuara.”, thuhet tutje.
Tutje, Shoqata e Prokurorëve fton të gjithë akteret publikë, përfshirë deputetët e Kuvendit të Kosovës, që të jenë të kujdesshëm në deklaratat e tyre dhe të kontribuojnë për ruajtjen e besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë, në vend që të përhapin informacione që mund të krijojnë huti dhe mosbesim./Arbresh.info/
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...